Familja Elezaj, pronarë të ujit “Lajthiza” janë bërë kryefjalë në media ditën e sotme, pasi një nga djemtë problematikë, Edison Elezaj, u është rikthyer telasheve të vjetra.
Edison Elezaj ishte i pranishëm në një festë që po zhvillohej në “Savoy Garden”, në një restorant luksoz pranë kompleksit Delijorgji në kryeqytet. Ai ka nxjerrë armën e llojit “TT” që mbante pa leje dhe ka qëlluar tre herë, duke lënë të plagosur tre anëtarë të së njëjtës familje, dy vëllezërit Pengili dhe motrën e tyre, Elona Pinari.
Të plagosurit janë dërguar në një spital privat në Tiranë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Elezi është shpallur në kërkim.
Në vitin 2019, Edison Elezi kur ishte 27 vjeç u përplas me Altin Isarajn, villain e ish-Drejtorit të Transportit Rrugor Arben Isaraj që ka qenë gjithashtu deputet i Partisë Socialiste, por dha dorëheqjen dhe u tërhoq nga karriera politike, pas ndalimit të vëllait të tij për dy vepra penale. Ngjarja ndodhi në zonën e kompleksit luksoz “Rolling Hills”.
Isaraj ndodhej në një makinë tip ‘Bentley’ me targa AA001 bashkë me dy djemtë e biznesmenit Elezaj dhe në konflikt e sipër, ka qëlluar me armë në ajër. Në atë kohë, Isaraj u vu në pranga pasi përveçse qëlloi me armë, theu dhe masën “arrest shtëpie”.
Një tjetër rast është ai i vitit 2012.
Edison Elezaj ishte vetëm 19 vjeç kur u vu në pranga, në një kohë që babai i tij, Hajri Elezi ishte në kërkim. Shkak u bë një aksident i rëndë, ku edhe vetë mbeti i plagosur. Teksa drejtonte mjetin “Benz”, me targë 507 KS 894, te kryqëzimi i Mistrisë së Arsimit, u përplas me mjetin “Benz”, me targë TR 3372 M, të drejtuar nga Prek Mirashi. Pas kësaj përplasjeje Elezaj humbi kontrollin, duke u përplasur me pemët dekorative dhe me shtyllat e ndriçimit, kangjellat metalike mbrojtëse të trotuarit dhe më pas është përplasur tek një mjet i parkuar. Si pasojë e këtij aksidenti u dëmtua pasagjeri që udhëtonte me Elezajn, Gent Spahiu, 30 vjeç, kushëriri i Elezajt dhe vetë Elezaj.
Përse Hajri Elezaj ishte shpallur në kërkim?
Hajri Elezaj, pronari i kompanisë së naftës “Euroil” dhe i ujit “Lajthiza” u dënua me 6 muaj burg, pasi rezultoi i përfshirë në skandalin e kontrabandës së naftës Virgin. Elezaj u gjet fajtor për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave”, ndërsa për sa i përket akuzave të ngritura nga prokurorja Danjela Sula, “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Largim i të burgosurve nga vendi i qëndrimit”, Elezaj është shpallur i pafajshëm.
Për skandalin e kontrabandës së naftës virgin, gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm menaxherin e kompanisë “Euroil” Bledar Rama si dhe të pandehurin tjetër Dashamir Kasaj.
Për çfarë bën fjalë kjo dosje?
Bëhet fjalë për një sasi prej 200 tonë naftë virgin, e cila paraqitej se eksportohej në Gjermani, Itali dhe në pesë shtetetë të tjera por në fakt në asnjë rast nuk është bërë ndonjë dërgesë e tillë. E gjithë sasia është grumbulluar në depozitat e kompanisë Euroil që administrohej nga Hajri Elezi dhe më pas sasia e naftës shpërndahej në pika karburanti ku dhe shitej me çmimin rreth 80 lekë të reja. Nafta e pa përpunuar virgin hidhej në depozitat e karburanteve dhe më pas tregtohej tek drejtuesit e mjeteve.
Nëpërmjet kësaj skeme Hajri Elezaj, arriti të fitonte rreth 1.2 milion euro falë rimbulsimit të TVSH, për shkak se e raportonte naftën sikur e eksportonte jashtë shtetit.