Policia e Tiranës ka publikuar masat e ndërmarra për mbarëvajtjen e tubimit që do të mbahet nga opozita përballë Bashkisë, me datë 18 korrik, në orën 11:00.
Uniformat blu njoftojnë se do të ketë bllokime të pjesshme të disa segmenteve rrugore, që nga ora 09:30 e deri në përfundim të protestës.
Sugjerohet që deri në përfundimin e tubimit, qytetarët të ndjekin rrugët Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Njoftimi i policisë
Në kuadër të një tubimi që do të zhvillohet ditën e nesërme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.
Njoftojmë qytetarët se duke filluar nga nesër, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.
Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.