Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç edhe njëherë tregon raportet e tij të forta më Rusinë.
Në një postim në rrjetin social Instagram Vuçiç bën me dije se ai dhe ambasadori i Federatës Ruse në Serbi, Aleksandar Bocan-Harchenko, kanë rënë dakord që të dyja shtetet të fetsojnë së bashku përvjetorin e çlirimit të Beogradit.
“Ne jemi pajtuar që të përkujtojmë së bashku 80-vjetorin e fitores mbi fashizmin dhe çlirimin e Beogradit. Ne kemi diskutuar për temat e interesit të përbashkët, sidomos në fushat si tregtia, kultura dhe siguria rajonale”, shkruan Vuçiç pas takimit me ambasadorin rus.