Ne orën 11:00 nis kongresi i Partisë Socialiste ku do të zgjidhen 156 nga 350 anëtarë të Asamblesë Kombëtare, ku 3/4 e tyre pritet të jenë anëtarë të rinj. Anetarët e tjerë janë automatikisht për shkak të funksionit ( kryetarët Kuvendi, deputetë, ministra, kryetarë bashkish).
Diskutimet në panele do të ndahen në tre fusha, ku do të mbajnë fjalim eksponentë brenda qeverisë dhe partisë. Do të diskutohet për mirëqeverisjen, antikurrpsionin dhe punët e brendshme të PS, ku në fokus do jetë procesi i rienergjizimit dhe turet me shqiptarët jashtë vendit.
Ky kongres do t’i shërbejë PS edhe për nisjen e përzgjedhjes të kandidatëve për deputetë për parlamentaret e 2025, siç u njoftua nga kryeministri Rama në asamblenë e muajit qershor.
Agjenda e Kongresit
Akademia Politike – Fjala Hyrëse
Blloku i parë
Belinda Balluku
Blendi Gonxhe
Mirela Kumbaro
Anila Denaj
BE-Mirëqeverisja Antikorrupsioni Majlinda Dhuka
Adea Pirdeni
Fatmir Xhafa
PS 2030
Elisa Spiropali
Bora Muzhaqi
Sekretari i Përgjithsëm Blendi Klosi
Kryetari Edi Rama
Votimi për Asamblenë