Gjykata e Apelit në Tiranë ka hedhur shortin dhe ka caktuar trupën gjykuese që do të shqyrtojë padinë e Partisë Socialiste ndaj Komisionit Qendron Zgjedhor për zgjedhjet në Himarë.

Pesë gjyqatrët që do shqyrtojnë çështjen janë: Manjola Xhaxho (Relatore); Nafije Hasko (Anëtare); Sokol Ibi (Anëtar); Marsela Dervishi (Anëtare); Edlira Petri (Anëtare).

Nderkohë seanca është caktuar të zhvillohet me 17 korrik në orën 11:00. Partia Socialiste ka paditur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi pak ditë më parë Komisioni Rregullator në KQZ nuk miratoi disa afate proceduriale për zgjedhjet e pjesshme në Himarë që do mbahen më 4 gusht.

NJOFTIM PËR MEDIA

Pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, për llogari të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, është paraqitur për shqyrtim çështja Nr.3 Regj. Themeltar, Datë 12.07.2024 Regjistrimi, me:

PADITËSE: Partia Socialiste e Shqipërisë.

I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator në KQZ.

PERSON I INTERESUAR: Koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

OBJEKTI: – Kundërshtim ndaj mosmarrjes vendim nga Komisioni Regullator në KQZ, “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”.

– Detyrimin e Komisionit Rregullator në KQZ për të marrë menjëherë vendim “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”.

Për dijeni, Komisioni Rregullator në KQZ rezulton të ketë disponuar Vendim Nr.2 Dt. 09.07.2024 “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”, në përmbajtje të të cilit është pasqyruar edhe shënimi:

“Në zbatim të pikës 3, të nenit 20, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndyshuar, akti nuk mori numrin e kërkuar të votave për t’u konsideruar i miratuar” (3 prej anëtarëve të Komisionit Regullator kanë votuar pro dhe 2 anëtarë kanë votuar kundër).

Më datë 15.07.2024 u hodh shorti publik për përcaktimin e përbërjes së Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor dhe, sipas tij, trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët:

Manjola Xhaxho (Relatore);
Nafije Hasko (Anëtare);
Sokol Ibi (Anëtar);
Marsela Dervishi (Anëtare);
Edlira Petri (Anëtare).

Me Urdhër datë 15.07.2024 “Për caktimin e seancës gjyqësore” të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor është caktuar data 17.07.2024, ora 11:00, për zhvillimin e seancës gjyqësore në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë.

Tiranë, më 16.07.2024

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë