Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka marrë fjalën për procedurë teksa deputeti demokrat Gazment Bardhi po parashtronte pyetjet pas raportimit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Braçe pyeti drejtuesen e seanës, Ermonela Felaj se sa është koha për të shtruar pyetjet. Ai shtoi se kërkon që seanca të zhvillohet sipas rregullores së Kuvendit dhe se personat që sipas tij janë në konflikt intersi me ‘bandën e përmbaruesve’ të dalin nga salla.
“Kam një pyetje, ka kohë për parqijen e pyetjeve apo është palimit koha? Në qoftë se unë kam pyetje që shkojnë dhe një orë unë mund t’i bëj? S’ka problem në këtë aspekt apo jo? Do të doja shumë që kjo seancë të zhvillohej në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e para dhe e dyta në përputhje me rregulloren e Kuvendit. Po sjell te Kushtetuta për të sjell në vëmendje paraimin e qartë të prezumimit të pafajësisë dhe për të sjellë në vëmendje se prokuroria edhe në një proces të qartë gjyqësor është palë, nuk është thelbi i së vërtetës.
Në këtë pikë do të doja që kjo seancë të mos kthehej në një proces hetimor. Po ju kujtoj se në respekt të rregullores është thjeshtë seancë e raportimit të Guveratorit para Parlamentit dhe ka një procedurë të qartë të shkruar në rregullore për këtë. E treta që kam, kërkova që kjo seancë të zhvillohet në përputhje me rregulloren dhe kodin e etikës, cilido që në këtë sallë është në konflikt interesi, jo me Bankën e Shqipërisë, por me faktorë të tjerë jashtë kësaj salle, kokretisht me një bandë përmbaruesish që në një akt tjetër, përpara një prokurori tjetë është përpara përgjegjësisë sot që flasim, të dali jashtë nga kjo sallë dhe të mos i marrë kohë deputetëve”, tha Braçe.