Ndryshe nga hera e fundit, mjekja e spitalit Onkologjik, Alketa Pere i ka marrë masat vetë për të dalë “bukur” në pamjet që po filmoheshin nga gazetarët teksa futej në GJKKO.
Me një telefon në dorë, ajo ka pozuar për gazetarët, të cilët edhe e komplimentuan për dukjen e saj: Besoj bukur sot!
“Nxirreni bukur sot”, – dëgjohen të thonë gazetarët, teksa mjekja Pere mbante telefonin në vesh duke qeshur.
Kujtojmë se Alketa Pere gjatë paraqitjes për tu marrë në pyetje, akuzoi gazetarët se kishin “shtrembëruar” fotot e saj.
“Se më keni mërzitur ju gazetarët. Më keni shtrembëruar fotot”, tha ajo.