Kryesocialisti Edi Rama në Kongresin e PS tha se do të ndërtohet skuadra e re kombëtare për ndeshjen elektorale. Rama u bëri thirrje shqiptarëve që të kandidojnë në platformën deputeti që duam, për të çuar para vizionin e PS për integrimin e Shqipërisë në BE.
“Do ndërtojmë skuadrën e re kombëtare për ndeshjen elektorale të radhës ku do të futemi jo për të marrë thjesht mandatin e katërt radhazi, për fitoren më shembullore të të gjithësi serisë së pandërprerë të fitoreve tona. Sot nga kjo foltore dua tu them gjithë shqiptarëve që duan ta çojnë Shqipërinë në majën sfiduese të 2030, shqiptarëve që duan të japin dorën e tyre për ta ngritur në oborrin e SHBA të Europës në Bruksel, flamurin e Skënderbeut dhe Ismal Qemalit në fund të këtij 10-vjecari, shqiptarët që e duan Shqipërinë kampione me nam të turizmit në Ballkan, pikë referimi në rajon për rritjen e pandërperë ekonomike dhe sociale, shqiptareve që e duan Shqipërinë Europën e Ballkanit, merreni iniciativën, kërkojani PS që ta vlerësojmë kandidimin tuaj për deputet dhe deputete në legjislaturën e ardhshme. Mandati ynë i 4 do jetë mandati i mbledhjes së shumë fryteve të punë së gjatë dhe të vështirë, mandati i një pune të jashtëzakonshme për nga volumi dhe sfidat për të kapërcyer”, tha Rama