Kryeministri Edi Rama mbledh paraditen e kësaj të mërkure në kryeministri kryetarët e bashkive të vendit. Mësohet se mbledhja pritet të mbahet në orën 10:00.
Sipas burimeve të ABC News, në fokus të diskutimeve do të jenë çështja e pronave, legalizimet dhe çështja tjetër që do marrë vëmendje do të jetë ajo e sezonit turistik.