Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalimit të tij të gjatë në Kongres, ka thumbuar edhe Arben Ahmetajn, i cili herë pas herë jep ndonjë intervistë për televizionin e familjes Berisha, nga arratia.
“Me minj që dalin nga vrima si tigra sy shqyer, nga presioni që i bën në stomak kaçkavalli i mykur apo me qime prapanicash, tTë më falë prapanica për shprehjen, që bëjnë si lajmëtarët e qametit, por nuk pi ujë me shqiptarët. Zero, zero”, tha kryeministri Rama, që edhe pse nuk përmendi emra, kuptohet se i kishte fjalën për Ahmetajn.
I cili, siç dihet tashmë, i pëlqente të vetëquhej “tigër”.