I madh është zhgënjimi i Gianluigi Donnarumma pas eliminimit të kombëtares në fazën e 16-të të Euro 2024 ndaj Zvicrës. Por si një kapiten i mirë, Gigio jo vetëm që kërkon falje për humbjen e hidhur, ai u premton tifozëve edhe për një të ardhme që të gjithë shpresojnë të jetë më e mirë:
“Jemi të pikëlluar dhe të vetëdijshëm që performanca e skuadrës nuk ishte e mirë. Në nivel të pritshmërive tuaja dhe të potencialit tonë, dhe unë marr një përgjegjësi të madhe. Nga sot do të fillojmë të punojmë me zemër dhe kokë, me qëllim që të përgatitemi sa më mirë për ndeshjet e ardhshme dhe Kupën e Botës”.
Një mesazh i qartë i nisur nga Donnarumma në rrjetet sociale, me një postim të gjatë në Instagram që përmbledh gjithçka. Nga hidhërimi tek dëshira për të rifilluar dhe për të lënë pas errësirën e zhgënjimit të Euro 2024 sa më shpejt të jetë e mundur, me objektivin e qartë arritjen e një objektivi të quajtur Botërori që Italisë i ka munguar prej dy edicionesh.
“Faleminderit për gjithë mbështetjen tuaj! Jemi të pikëlluar dhe të vetëdijshëm që performanca e ekipit nuk i përmbushi pritshmëritë tuaja dhe potencialin tonë, dhe unë marr përgjegjësi të madhe për këtë.
Ju keni dhënë gjithë mbështetjen dhe pasionin tuaj dhe ju siguroj se çdo lojtar e ndjeu praninë tuaj dhe mbështetjen tuaj në fushë, – shkroi ai duke folur për tifozët. – Kjo humbje është një mësim shumë i fortë për të gjithë ekipin dhe ne jemi të gatshëm të përfitojmë prej saj për t’u rritur dhe përmirësuar së bashku”.
Dhe siç u përmend, premtimi është i qartë dhe i zhurmshëm: “Nga sot do të fillojmë të punojmë me zemër dhe kokë, me qëllim që të përgatitemi sa më mirë për ndeshjet e ardhshme dhe Botërorin. Kemi krenarinë dhe privilegjin që ta veshim këtë fanelën dhe ne do të respektojmë gjithmonë atë që përfaqëson: historinë tonë, kulturën tonë dhe të gjithë ju që na përkrahni në çdo ndeshje”.