Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në “X” ka uruar Roberta Metsola për rizgjedhjen e saj si Presidente e Parlamentit Evropian.
Rama shkruan se rizgjedhja e saj është një lajm i mirë për rajonin tonë dhe shton se Shqipëria pret me padurim të vazhdoj të punojë ngushtë me të për të forcuar marrëdhëniet me BE dhe jo vetëm.
Postimi i Ramës:
Urime të ngrohta për Roberta Metsola, për rizgjedhjen e saj si Presidente e Parlamentit Evropian. Rikonfirmimi i besimit nga Shtëpia Evropiane e Demokracisë me një votim të jashtëzakonshëm prej 562 votash është një dëshmi e lidershipit të saj të besueshëm, energjisë dhe vizionit në krye të një prej institucioneve kyçe të Bashkimit Evropian në këto kohë sfiduese për të gjithë.
E dashur Roberta,
rizgjedhja jote është gjithashtu një lajm shumë i mirë për rajonin tonë dhe Shqipëria pret me padurim të vazhdojë të punojë ngushtë me ju për të forcuar marrëdhëniet me BE-në, për të mbrojtur dhe mbështetur vlerat e përbashkëta evropiane, si dhe sigurinë, prosperitetin dhe solidaritetin e një BE që i përkasim dhe punojmë çdo ditë për t’u bërë pjesë.