Aktori Agron Llakaj, ka bërë sërish një dedikim të ndjerë për bashkëshorten e tij, Kostandinën, e cila u nda nga jeta rreth dy muaj më parë, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Agroni ka ndarë në rrjetet sociale një foto të tij me bashkëshorten, teksa rikujton se sot do të festonin 40-vjetorin e martesës.
“Sot do festonim 40 vjetorin e martesës, Kostandina ime. (Gon’Nina) sakrifikuam, vuajtëm, fituam, por Ti si marathonomaku, pas lajmit të fitores…, ike! Festo me engjëjt zemër!”, ka shkruar artisti.