Sali Berisha është shprehur i mllefosur me hapjen e tunelit të Llogarasë. Në një deklaratë për mediat, Berisha nuk i shpëtoi rastit edhe për të sulmuar SPAK.

Deklarata:
Të dashur, qytetarë dhe qytetare, zonja dhe zotërinj.
Jam sot këtu për të denoncuar tunelin e Llogarasë si veprën publike më korruptive pas djegësave, në 32 vitet e fundit në Shqipëri.
Tuneli i Llogarasë, u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë, dy rroga mujore të çdo shqiptari, 180 mln euro, por e llogaritur për banorë dhe shtretërit turistik, ky del tuneli më i paleverdishëm, më i kushtueshëm i planetit.
Në rast se këtë shumë e llogarisim për 8 mijë shtretër turistik në maksimum, që ka zona nga Palasa në Qeparo, në një kohë që në të gjithë Shqipërinë janë gjithsej 109 mijë shtretër, i bie që për një shtrat turistik të jenë investuar, 22500 euro.
Por në rast se e llogarisim për banorë, pra tu shtojmë këtyre shtretërve edhe numrin e banorëve që banojnë gjithë vitin në këtë zonë, që nuk arrin kurrë në 4 mijë, atëherë i takon që për çdo frymë të jetë investuar në këtë tunel, 12 mijë euro.
Rikujtoj këtu se në tunelin e Kalimashit se në tunelin e Kalimashit kaluan vjet, 4.4 mln udhëtarë.
Por unë krahasimin do ta bëj sot me tunelin e Krrabës. Ky tunel që ka kushtuar gjithsej 14 mln euro për kilometër, ka në anën tjetër të vet, zonën e Shqipërisë së mesme dhe Shqipërisë juglindore, Maqedonin e Veriut, një pjesë të madhe të saj, pra rreth 2 mln banorë.
Në këtë kontekst, rezulton se investimi në tunelin e Krrabës është gjithsej 32 euro për banor, kundrejt 12000 euro për banorë që është tuneli i Llogarasë.
Rrjedhimisht investimi për banor për tunelin e Krrabës është 375 herë më i vogël se sa për tunelin e Llogarasë, i cili tejkalon çdo lloj standardi të pranueshëm në rrafshin ekonomik dhe e bën atë një megaaferë korruptive Rama-Balluku, sa një mal.
Sot natyrisht kjo megaaferë e dyta më e madhja, pa aferës së djegësave, mbyllet, amnistohet nga Zamani dhe Skapi i partisë.
Garantoj shqiptarët se drejtësia, vonon dhe nuk harron, dhe se ky akt do të ndëshkohet me të gjithë forcën e ligjit.
Faleminderit!