Klevisa Ymeri është në liri! Gjykata e Dubrovnikut ka liruar influenceren shqiptare me kusht…pasi kjo e fundit dorëzoi 70 mijë euro dhe të gjitha dokumentat e saj në këmbim të lirisë. Edhe pse e reja nga Shqipëria shkaktoi një aksident që i mori jetën dy të rinjve, vëlla e motër, sërish është liruar nga ambientet e paraburgimit ku edhe ndodhej.
Sipas mediave kroate, e reja është liruar por e ka të ndaluar që të dalë nga territori i Dubrovnikut dhe gjithashtu e ka për detyrim që të paraqitet çdo ditë në Polici deri në përfundimin e hetimeve.
Aksidenti ka ndodhur më 9 prill rreth orës 20:40 në qytetin Ratac, kur Ymeri, duke përdorur një automjet me targa sllovake, ka parakaluar mjetin përballë saj, lëvizje që shkaktoi në përplasje kokë me kokë me mjetin me të cilin udhëtonin dy viktimat, motër e vëlla, Stefan dhe Katartina. Të dy mbetën të vdekur në vend, ndërsa Ymeri pësoi lëndime të lehta. Pasi doli nga spitali më 12 prill, ajo u transferua në qendrën e paraburgimit.
Lidhur me dinamikën e ngjarjes, avokati i të pandehurës ka deklaruar se për respekt për viktimat nuk kanë kundërshtuar faktin që Ymeri ishte mbajtur deri më tani në paraburgim, por pretendojnë se akuzat e ngritura se ajo ishte me 170 km/h nuk janë të vërteta dhe kanë ndërmend që të kërkojnë lirinë në të gjitha hallkat e procesit.