Nga Auron Tare
Shaban Qosja apo “Shaboni” ka qene një figure mitike e Tiranës se viteve 50-60tave. Brezi i ri nuk besoj se ka dëgjuar ndonjë këtë figure piktoreske qe bridhte rrugicave të Pazarit të Tiranës.
I vogël kam dëgjuar shpesh rrëfenjat e Non Ijes për Shabonin. Nënë Ija një plakë fisnike Tironse e fisit te Xhepajve që jetonte e rrethuar nga një oborr i madh me lule mbrapa dyqanit legjendar te Demnerit, tregonte se Shaboni ishte një mesoburrë me një hunde të stërmadhe. I veshur me rroba të vjetra dhe me Opinga po aq te vjetra. Ishte i njohur si një personazh pa të cilin Pazari I Tironës nuk mund të kuptohej. Kishte një dyqan të vogël te Rruga e Kavajës dhe shiste fruta të cilat i blinte nga katinarët e Tironës.
Shaboni bridhte nëpër Pazar nga një cep tek tjetri ku herë me të mirë e herë me te keq gërricej me katunarët që zbrisnin nga katundet e tyre të cilët me kureshtje i shikonin hundën e tij legjendare. Hunda e stërmadhe e Shabonit ishte objekt kurioziteti dhe në Tironën e asaj kohe gjysmë qytet dhe gjysmë fshat, fama e hundës të Shabonit ishte shpërndarë kudo. Shpesh kalamajtë e përndiqnin nga pas duke i thirrur në korr O Shabon Hundëderri.
Një herë dyqanxhinjtë e Pazarit bënë me fjalë qe kur Shaboni të kalonte nëpër rrugicat e tyre të mos i flisnin fare dhe as të mos e shikonin duke qeshur hundën e tij. Shaboni erdhi si zakonisht dhe pasi brodhi nga dyqani ne dyqan i çuditur që askush nuk qeshte me të dhe askush nuk i fliste, nuk duroi dot por filloi të bërtiste me të madhe nga inati qe katunarët nuk po përfillnin fare dhe nuk po i kushtonin asnjë vëmendje.
Shaboni iku dhe qe nga ajo dite thoshin plakat e Tironës se vjetër, Shaboni u bë me fiksime dhe gërricej me këdo që nuk i kushtonte vëmendje hundës së tij. Historia e Shabonit gjysmë e vërtetë e gjysmë legjendë mu kujtua për një “Shabon” modern nga Përmeti, qyteti që e kam aq përzemërt. “Shaboni” nga Përmeti ku e ku një karikature e Shaban Qoses se vjetër, është një sharlatan, të cilit si dyqanxhinjtë e Tironës dikur pasi Shaboni doli nga burgu i jepnin ndonjë kafe veresie, e kemi ndihmuar modestish. Mirëpo mirënjohja në këto kohë është një virtyt i pa njohur për këta sharlatanë provincial . “Shabon Permeti” fatkeqësisht është një fenomen i kohës ku jetojmë.