Bregdeti i Shëngjinit edhe këtë korrik vazhdon të mbetet i preferuar, kryesisht nga shqiptaret e Kosovës, por nuk mungojne edhe te huajt.
Çmimet konkuruese shihen si një mundësi e mirë zgjedhje për të gjithë ata që duan të kalojnë disa ditë çlodhëse pranë detit.
“Shume bukur. Çmimet të arsyeshme. Uji i mirë, rëra e mirë”.
“Kushtet janë shumë të mira”.
Pastertia dhe infrastruktura e përmirsuar ndjeshëm kane dhene impakt duke sjelle rritje të numrit të pushuesve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë në bregdetin e Shëngjinit.
“Performance e këtij viti është shumë e mirë. Kemi një rritje me mbi 300”, tha operatori turistik, Xhulio Nikolli.
Operatorët turistikë thonë se pronotimet vazhdojnë edhe gjatë kesaj periudhe, kryesisht nga shqiptarët e Kosoves, tek të cilët duket se nuk ka ndikuar liberalizimi i vizave.
Vetëm në pesë vitet e fundit është shtuar me rreth 5 mijë numri i dhomave per akomodim në hotele dhe apartamente. Njëkohësisht është zgjeruar edhe siperfaqja e shfrytezueshme me njësi akomoduese në të gjithë vijën bregdetare të Shëngjinit.