Elbasani është përfshirë nga një stuhi e madhe me shi dhe breshër për gati dy orë.
Dëme të konsiderueshme në bujqësi raportohen edhe në zonën turistike të Gjinarit, e goditur nga breshëri.
Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë madhësinë e breshërit, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha në të mbjellat e banorëve të zonës.