Anëtarësimi i Shqipërisë në Akademinë e të Drejtës Evropiane (ERA), po jep frytet e saj me programe konkrete në fushën e sundimit të ligjit.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në një postim në rrjetet sociale ka ndarë pamje nga takimi i zhvilluar në Tiranë me Drejtorin e ERA, Jean-Philippe Rageade. Manja nënvizon se gjatë takimit u diskutua mbi projekte në fushën e sundimit të ligjit,.
“Anëtarësimi i Shqipërisë në Akademinë e të Drejtës Evropiane(ERA) dhe bërja e Shqipërisë pjesë e programit evropian të drejtësisë po jep frytet e para”, shprehet ministri.
Ai bën me dije se me Drejtorin e ERA, Jean-Philippe Rageade, diskutuan për jetësimin e disa projekteve me vlerë në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit.