Kryeministri Edi Rama ka prezantuar aplikacionin TEA, i cili u vjen në ndihmë të gjithë turistëve në Shqipëri dhe padyshim edhe qytetarët shqiptarë duke marrë më shumë informacion.
Ai ka publikuar në “Facebook” një video, ku ndan detaje lidhur me këtë aplikacion, duke theksuar se të gjithë mund të gjejnë evente kulturore, artistike dhe çdo shërbim rreth vendpushimit që doni.
Rama ka shtuar se në TEA mund të gjithë mund të gjejnë gjithçka, si hotele, restorante, farmaci, bankomate, etj.
“Shkarko tani Aplikacionin TEA dhe gjej jo vetëm evente kulturore dhe artistike por edhe çdo shërbim rreth vendpushimit tuaj.
Nga Hotelet tek restorantet, nga bankomatet tek farmacitë deri tek shërbimet e emergjencës, me TEA-n do të gjeni çdo gjë që ju nevojitet lehtësisht.
TEA, Udhëzuesi juaj Digjital”, ka shkruar kryeministri.