Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela thotë se është bërë një hap i mirë me rastin e skandalit të spitalit Onkologjik, por shtoi se duhet një angazhim më i madh sa i përket denoncimeve publike. Duke folur në kuvend për raportin e vitit të kaluar, Çela tha se:
“Sa i përket pjesës me mungesën e medikamenteve, rasti i fundit që është bërë publik tregon se ka pasur angazhim të por sa i përket Prokurorisë së Tiraëns. Këtu bie dakord me ju se ka nevojë për një angazhim tjetër në lidhje me denoncimet publike që bëhen që janë të papranueshme në pikëpamje ligjore, megjithatë mbetet në vlerësimin e tyre.
Ajo që mund të bëjmë është nxitja e tyre, mendoj se ka nevojë për një vëmendje më të shtuar. Mendoj që është bërë një hap i mirë por mund të bëhet shumë më tepër nga çfarë është bërë deri më tani.”, u shpreh Çela.