Pas skandalit të Onkologjikut, ku mjekë dhe infermierë të këtij spitali akuzohen se detyronin të çonin drejt klinikave private pacientët me kancer, kryeministri Edi Rama ka thirrur në një takim të gjithë shefat e shërbimeve në QSUT.
Mbledhja do të zhvillohet paraditen e sotme në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Në daljet publike të ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka dënuar ashpër ngjarjen.
Nga hetimet e prokurorisë, rezulton se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.