Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka bërë homazhe sot në nderim të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.
Homazhet në nderim të kolosit të letërsisë shqipe u zhvilluan në Teatrin e Operas dhe Baletit me pjesëmarrjen e personaliteteve nga bota e letërsisë, politikës, kulturës, artit dhe politikës. Ismail Kadare u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare mëngjesin e 1 korrikut në QSUT, pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.
Disa herë i nominuar për çmimin Nobel në letërsi, Kadare, është autor i dhjetëra romaneve, poezive dhe eseve. Veprat e tij të përkthyera në mbi 40 gjuhë të ndryshme, janë botuar anembanë botës.