Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali priti sot kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorin Michel Tarran.
Spiropali i uroi ambasadorit Tarran suksese në misionin e tij në Shqipëri. Spiropali u shpreh se, shumica parlamentare ka mirëpritur që në fillim çdo ide për votimin në Kuvend të reformës zgjedhore.
“Diskutuam për reformën zgjedhore për të cilën, shumica jonë parlamentare ka mirëpritur që në fillim çdo ide, angazhim në lidhje me përshpejtimin e punës përmbajtësore dhe votimin në Kuvend, si dhe vijimin e bashkëpunimit në kuadër të projektit PACEP e specifikisht për sistemin e-Legjislacioni”, theksoi Spiropali.
Në vijim të takimit, ministrja e falënderoi ambasadorin për asistencën që Prezenca e OSBE-së ka dhënë për vendin tonë në mënyrë të vazhdueshme, në disa fusha.