Temperaturat e larta kanë shkaktuar vatra të shumta zjarri kudo në Ballkan. Situata nuk ka qenë e lehtë në ansjë nga vendet fqinje, ku shumë kanë kërkuar ndihmë ndërkombëtare. Personat që kanë hasur më shumë vështirësi nga kjo situatë janë zjarrfikësit. Në një postim që po qarkullon në internet duken dy zjarrfikës të rraskapitur të cilët janë shtrirë në asfalt pasi kanë luftuar me flakët gjithë natën.
Zjarrfikësit e lodhur ranë në gjumë në një rrugë në Tucep të Kroacisë teksa ishin rraskapitur dhe i vetmi vend ku mund të shtrihen disa minuta ishte rruga.
Fotoja emocionale tregon se sa të vështirë e kanë zjarrëfikësit të cilët rrezikojnë jetën për te neutralizuar zjarret ndërsa nuk kanë kohë asnjë sekond të pushojnë pasi ato sekonda mund të jenë vendimtare për pushtetin e flakëve dhe të përhapen akoma më shumë.