Kiara dhe Luizi po shijojnë pushimet bashkë me të voglën e tyre Luna. Çifti duken më të lumtur se kurrë dhe po shijojnë periudhën më të bukur si prindër për herë të parë. Sot moderatorja ka zgjedhur të kalojë pak kohë me ndjekësit e saj duke iu përgjigjur një pyetësori virtual.
Një prej pyetjeve që ajo zgjodhi të përgjigjej ishte, nëse asaj “i vinte inat” që Luna i ngjan më shumë Luizit. Duke e quajtur pyetje pa vend, ajo tha se nul mund të ketë inat që vajza e saj ka “fytyrën e njeriut që ajo dashuron”.