KLP rrëzoi sërish propozimin për emërimin pa dëshirën e tyre të disa prokurorëve në Elbasan dhe në Tiranë.
Burimet thanë se propozimet u rrëzuan me 4 vota pro dhe 5 kundër.
U vendos që nesër komisioni do të marrë në shqyrtim edhe njëherë propozimin e Vate Stakës për të konsideruar të 3 emrat që u propozuan, por këtë herë me procedurën e caktimit të përkohshëm, vetëm për Elbasanin për të adresuar urgjencën.