Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA-ja do ta fshijë Iranin nga harta, nga faqja e dheut nëse ai vritet nga Teherani.
“Nëse ata e vrasin Presidentin Trump, që është gjithmonë një mundësi, unë shpresoj se Amerika do ta zhdukë Iranin, do ta fshijë atë nga faqja e dheut. Nëse nuk e bëjnë, udhëheqësit amerikanë do të shihen si frikacakë,” tha ish-presidenti dhe kandidati i Shtëpisë së Bardhë përmes rrjetit të tij social në Truth Social.
Të mërkurën, në fjalimin e tij në Kongresin Amerikan, kryeministri izraelit Netanyahu theksoi se siç mësuam së fundmi, ata po kërcënojnë paturpësisht se do të vrasin Presidentin Trump. Autoritetet amerikane thuhet se morën informacion disa javë më parë se Teherani po komplotonte kundër Trump dhe vendosën të rrisin masat e sigurisë kundër tij. Gjithashtu Irani e mohoi kategorikisht këtë akuzë.