Kryeministri hungarez Viktor Orban do të takohet sot me ish-presidentin amerikan Donald Trump, sipas burimeve.
Orban mund të udhëtojë në resortin Mar-a-Lago të Trump në Florida pas samitit të NATO-s në Uashington, ku aleatët pohuan rrugën “e pakthyeshme” të Ukrainës drejt anëtarësimit, si dhe 43 miliardë dollarë financim për vitin e ardhshëm.
Takimi vjen më pak se një javë pasi Orban vizitoi presidentin rus Vladimir Putin në Moskë dhe ka të ngjarë të ushqejë shqetësimet se lideri hungarez po vepron si një ndërmjetës midis Trump dhe Putinit,
Gjatë vizitës së tij në Kiev, Presidenti Volodymyr Zelensky hodhi poshtë propozimin e Orban për armëpushim. Orban ka një marrëdhënie të gjatë me konservatorët në SHBA dhe është i vetmi lider europian që ka marrëdhënie të mira me Kremlinin.
Ai ka folur shumë për Trump në disa raste që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë, duke e lavdëruar atë si “një njeri i paqes”.