Ish-presidenti Donald Trump, i cili garon për një mandat të dytë presidencial tha se Shërbimi Sekret gaboi, të shtunën e 13 korrikut, ku ai u plagos gjatë një tubimi elektoral në Pensilavani.
“Askush nuk tha se ishte një problem. Mund të kishin thënë le të presim për 15, 20 minuta, 5 minuta. Askush nuk tha. Mendoj se ishte një gabimA’, tha ai.
Ndërsa gjatë një mitingu në Miçigan, Trump tha se më 13 korrik mori një pumb për demokracinë dhe hodhi poshtë pretendimet se do zbatojë të ashtuquajturin “Projekti 2025”, që nënkupton më shumë kompetenca për presidentin, pakësim të të drejtave civile dhe politika të ashpra kundër emigrantëve.
“Unë nuk e di se çfarë është Projekti 2025. Dua të them, ato janë vërtet ekstreme, por unë jo. Nuk di asgjë për këtë”, tha ai.
Por, ish- presidenti republikan duket se admiron diktatorë si ai rus Vladimir Putin dhe ai kinez Xi Jiping.
Ai pranon se shkon mirë me Xi Jinping, të cilin e quan një person “brilant” që “kontrollon 1.5 miliardë njerëz me një dorë të hekurt “.
“Ata janë inteligjentë, janë të ashpër. Ata e duan vendin e tyre, ne kemi nevojë për dikë që të na mbrojë. Dhe Orbán kishte të drejtë, ne kemi nevojë për dikë që të na mbrojë”, tha Trump.
Nga ana tjetër, duket se Biden po injorohet edhe publikisht nga partia e tij. Gjatë një mitingu në Karolinën e Veriut, ish kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, nuk pasqyroi në asnjë rresht të fjalimit të saj mbështetjen për presidentin Joe Biden, teksa në fokus kishte mbledhjen e fondeve.