Shqipëria ka dëshmuar një rritje të dukshme të pjesës së tregut sa i takon turizmit, përkatësisht 86% që nga viti 2019. Kështu tregon raporti i Komisionit Evropian (ETC) ku thotë se “vende të vogla si Shqipëria dhe Mali i Zi kanë parë rritjen më të fortë të tregut në 6 muajt e parë të vitit 2024”.

Komisioni Evropian për udhëtimet thotë se, Shqipëria është tërheqëse për turistët e huaj, teksa kohët e fundit është shfaqur një tendencë rritëse e vizitorëve aziatikë.
Sipas raportit, janë të nxitur nga kërkimi i vlerës për përvoja unike, autentike.

Industria e turizmit evropian vazhdoi rimëkëmbjen e saj në tremujorin e dytë të 2024.
Rritja është nxitur nga udhëtimet e fuqishme ndër-rajonale nga Gjermania, Franca, Italia dhe Holanda. Duke komentuar publikimin e raportit, Miguel Sanz, President i ETC, tha: “Është inkurajuese të shohësh rritjen dhe diversifikimi i peizazhit turistik evropian këtë tremujor. Këtu përfitojnë si destinacionet në zhvillim ashtu edhe pikat e nxehta të krijuara që potencialisht mund të përballen me mbipopullim”.

Gjithashtu ai shtoi se “ne mirëpresim një përhapje më të ekuilibruar të turizmit në të gjithë Evropën, duke kontribuar dhe duke rritur qëndrueshmërinë e industrisë sonë”.

Albanianpost.com