Arrestimi i Ismael “El Mayo” Zambada, bashkëthemeluesi i kartelit meksikan “Sinaloa”, nga autoritetet amerikane bëri bujë kudo në botë. Por si mundi FBI të arrestoj një bosat më famëkeq të drogës në Meksikë?
“El Mayo” u arrestua të enjten nga autoritetet amerikane në El Paso, Teksas, bashkë me djalin e madh të ortakut të tij, Joaquin “El Chapo” Guzman. Prangosja e tij shënon një kapitull të ri në luftën kundër grupeve të organizuara kriminale që trafikojnë lëndë narkotike në Shtetet e Bashkuara.
Por mediat amerikane raportojnë se arrestimi i “El Mayo”-s erdhi pas bashkëpunimit të djalit të “El Chapo”-s, Guzman Lopez, me autoritetet amerikane.