Makina e një efektivi të Shqiponjave në Lezhë është përfshirë nga flakët.
Fillimisht u raportua se ishte zjarr i qëllimshëm, për një tritol të vendosur në automjetin tip “Opel” në pronësi të efektivit të Shqiponjave, por policia ka njoftuar se bëhet fjalë për një defekt teknik.
Fatmirësisht efektivi i forcave Shqiponja nuk është lënduar pasi nuk ndodhej në automjet.
“Rreth orës 10:00, në lagjen “Besëlidhja”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka rënë zjarr në automjetin tip “Opel”, në pronësi të shtetases R. Z..
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.