Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi ka folur në lidhje me ndryshimet e fundit të bëra nga kryeministri Rama në qeveri gjatë mbledhjes së Kongresit të PS-së. Rama propozoi shkarkimin e Peleshit si ministër i Mbrojtjes dhe vendosjen në një detyrë të re, kreu i grupit të PS. Peleshi tha për mediat se nuk kishte dijeni për këtë shkarkim.
Ai shtoi se s’ka nevojë për konsultim për një njeri që është 100% në politikë si puna e tij. Peleshi më tej shtoi se është ministri më i vjetër në këtë qeveri dhe sipas tij do ishte shumë naive nga ana e tij që në një moment kur merr një detyrë tjetër të ketë nocion negativ.
“Rama ka dhënë mesazhe të forta dhe ka artikular ambicie të mëdha dhe sfiduese për Shqipërinë 2030, nisma deputeti që dua është lajm shumë më i madh se sa lëvizjet tona politike. Nuk e kam ditur. S’ka nevojë për konsultim për një njeri që është 100% në politikë si puna ime.
Unë jam mbase ministri më i vjetër në këtë qeveri, do ishte shumë naive nga ana ime që në një moment kur marr një detyrë tjetër të kisha nocion negativ. Kam natyrën që shoh para, më vjen mirë që me seancën e fundit paraletrare arritëm të kalojmë 6 ligje në sektorin e mbrojtjes,” tha Peleshi.