Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka lënë në burg kokën e grupit kriminal të Shijakut, Astrit Avdylajn.
GJKKO la në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Astrit Avdylaj. I kërkuar në kuadër të operacionit ‘Revanshi’ Avdylaj u arrestua të shtunën e 29 qershorit gjatë një operacioni që forcat speciale morën në vilën e tij në Shijak të Durrësit.
Astrit Avdyli dyshohet nga SPAK, se ka krijuar kushte për vrasjen e Durim Bamit duke bashkëpunuar me Arben Ndokën. Gjithashtu SPAK thotë se Avdyli ka futur ilegalisht nga Mali i Zi nipin e tij Aldo Avdylin, duke u ndihmuar edhe nga biznesmeni Miri Bruli që të vinte për të kryer vrasjen e Bamit me Arben Mërkurin, dhe do të kishte alibinë që ndodhej jashtë vëndit.
Rezulton sipas SPAK, se jo vetëm Emiljano Shullazi dhe Behar Bajri dispononin pajisje të koduara në qeli, por edhe Astrit Avdyli. Për të është ngritur akuza e futjes së sendeve të ndaluara në paraburgim kur ndodhej në qeli për dosjen 339. Ai akuzohet gjithashtu për grup i strukturuar kriminal.