Vapa po shton konsumin duke rritur importet e energjisë elektrike. Në katër javë, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka blerë nga vendet e tjera mbi 85 mijë megavat-orë energji elektrike me vlerë pak më shumë se 10.5 milionë euro. Çmimi mesatar për një megavat-orë përllogaritet në rreth 123 euro. Kjo për shkak të mungesës së reshjeve dhe parashikimeve për vijim të thatësisë e cila pritet të bëhet edhe më e ashpër në gusht, kombinuar me nevojën e shtuar nga turizmi.
Rrezet e forta të diellit kanë ulur në 1 mijë e 272 metër kub për sekondë rezervën hidrike në Kaskadën e Drinit. Në raport me korrikun e një viti më parë, rezerva hidrike është tkurrur me 10 për qind, por duke mbetur gjithsesi mbi mesataret shumëvjeçare.
Për shkak të kërkesës së lartë që shumë vende europiane po kanë, të dhënat nga bursa hungareze HUPX tregojnë se ndonëse me luhatje çmimi i energjisë elektrike po rritet. Nga 75 euro të mekurës, një megavat-orë energji elektrike kushtoi gati 200 euro të enjten.
Ashtu si në muajt e pranverës, Korporata Elektroenergetike shqiptare provoi edhe gjatë korrikut të menaxhonte rezervën hidrike me anë hidrike me anë të procedurës së optimizimit.
KESH shiti 400 megavat-orë energji elektrike më 12 korrik duke arkëtuar gati 89 mijë euro. Në po të njëjtën ditë u blenë 100 megavat-orë energji elektrike, me vlerë 11 mijë e 600 euro.