Ky është momenti kur i shumëkërkuari Laert Haxhiu ka mbërritur në vendin tonë nën masa të rrepta sigurie nga forcat speciale greke dhe ato shqiptare, RENEA.
Në një moment, teksa është i ulur në furgonin e blinduar të RENEA-s dhe me pranga në duar Haxhiu kërkon që të mos filmohet
“Hiqe kameran ooo”, dëgjohet të thotë ai.
Laert Haxhiu është i dënuar me përjetë për vrasjen në 2017 në Lushnjë të Zamir Latifit e Jurgen Hoxhës.
LINK: https://www.youtube.com/watch?v=pcU2VkC0piE&feature=emb_err_woyt