Moderatorja e njohur, Marina Vjollca njihet si një nga prezantueset më gazmore. Gjatë Kampionatit të Euro2024 Marina la emisionin “Kampionët” në mes pasi i lindi nevoja për të shkuar në tualet.
“Më bëhet çiçi” dëgjohet të thotë ajo, ndërsa kamerat kanë fokusuar dhe momentin kur moderatorja lë studion. Ky moment është shoqëruar me të qeshura nga të ftuarit si edhe nga vetë Marina e cila njihet për mos kompleksitetin dhe rehatinë që pasqyron nëpërmjet ekranit.
Marina shkëlqeu gjatë prezantimit të kësaj maratone Kampionati por kjo nuk është hera e parë për të, ajo ka prezantuar edhe shume emisione të tjera të cilat i ka mbyllur plot sukses.