Partia Socialiste vijon me procesin e rienergjizimit, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj force politike, Blendi Klosi.
Në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste, Klosi u shpreh se në pari u anëtarësuan 34 mijë të rinj.
“Do të vazhdojme të ecim përpara me reformën tonë të rienergjizimit. Ne mirëpritëm 34 mijë anëtarë të rinj, duke e çuar anëtarësimi tonë aktiv në mbi 100 mijë. Ishin mbi 12 mijë të rinj dhe mbi 15 mijë shoqe. Kjo fazë, na lejoi të pastrohemi në bazënm tonë të të dhënave. Shtimi i anëtarësisë shënon edhe shtimin e këtij Kongresi me 246 anëtarë të rinj, duke shkuar një numër të rëndësishëm për prezencën dhe pjesëmarrjen. Reforma e rienrgjizimi ka sjellë ndryshime të thella dhe të qëndrueshme brenda Partisë Socialiste të Shqipërisë, duke rionopzuar strukturat tona themelore, duke promovuar barazinë gjinore, duke promovuar prezencën e të rinjve në të”, theksoi ai.