Bashkëshortja e Xhuljano Mihos, me të cilin 27-vjeçarja ishte në proces divorci, ka treguar se kishte denoncuar 39-vjeçarin në polici për shkak të kërcënimeve me jetë nga ana e tij.
Në një lidhje live në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, ajo ka rrëfyer edhe momentet e tmerrit nga ngjarja makabre.
Ajo ka treguar se si ngjarja ndodhi në sy të fëmijëve, ndërsa Xhimi kishte në trup 4 plagë në zemër, tre në bark dhe therje në duar.
“Xhimi ishte me kurriz po kalonte anës rrugës. Ky i vajti me vrap. I bërtita: Xhimi vrapo, por ai kishte telefonin në dorë dhe nuk më dëgjoi. Xhuliano e goditi menjëherë në bark. U hutuam të tërë sepse ishin të pranishëm edhe fëmijët. Donte të godiste edhe mbesën time 3-vjeçe.
Më pas Xhuljano erdhi i qetë dhe u tha fëmijëve “Iku bushi”, thashë faleminderit zotit që nuk ka ndodhur gjë.
Xhimin e gjeta më vonë pa ndjenja në një hyrje pallati. Ishte i mbuluar në gjak. E kishte goditur 4 herë në zemër 3 në bark. Duart e prera. Nuk ishte në gjaknxehtësi. Ishte me paramendim se ta godasësh aq herë qëllimi është ta vrasësh”, tha ajo.