Në Uashington, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje liderëve politikë në SHBA që të mos presin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në nëntor, në mënyrë që të marrin masa vendimtare për të ndihmuar vendin e tij në luftën kundër Rusisë.
“Të gjithë presin nëntorin. Amerikanët po e presin atë, ashtu si Europa, Lindja e Mesme, Paqësori, e gjithë bota, dhe të jem i sinqertë, presidenti rus Vladimir Putin po pret gjithashtu nëntorin”, tha Zelensky.
Ai shtoi se është koha për të dalë nga hija dhe për të marrë vendime të prera, për të vepruar dhe për të mos pritur nëntorin apo ndonjë muaj tjetër”.