Deputeti socialist Damian Gjiknuri për Report Tv thotë se PS do të garojë fort për të marrë fitoren në Himarë, ndërsa presidenti Begaj ka dekretuar datën 4 gusht për mbajtjen e zgjedhjeve. Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Gjiknuri tha se ka ardhur koha për stabilitet në Himarë, e ndërsa thekson se s’ka përse të trajtohet si mollë sherri.
“Qytetarët e Himarës do e thonë fjalën e tyre, PS do garojë fort dhe pse jo do t’i fitojë zgjedhjet. Interesat kanë qenë të larta dhe të politikës ndërkombëtare dhe zgjedhjet lokale u kthyen në mollë sherri politik. Përfundimi i garës do japë stabilitet në administrimin e bashkisë, s’ka pse të trajtohet Himara si mollë sherri politik. Qytetarëve të Himarës u intereson siguria e pronës, të zgjidhen konfliktet e pronës”, tha Gjiknuri.