Në 4 gusht, në zgjedhjet e Himarës, identifikimi i votuesve do të kryhet në mënyrë elektronike.
Me pesë vota pro, Komisioni Rregullator vendosi që procesi i identifikimit elektronik do të kryhet nëpërmjet pajisjeve të identifikimit elektronik, “PEI”.
Këto pajisje, sikurse u bë e ditur në Komision, do të testohen këtë të mërkurë, pak ditë para zgjedhjeve.