KQZ ka miratuar projektvendimin për anëtarët që do të propozojnë partitë politike në KZAZ nr. 88 për zgjedhjet në Himarë.
3 anëtarë propozohen nga PS
2 anëtarë propozohen nga PD
1 anëtar propozohet nga PL
Anëtari i 7 u hodh me short dhe do të propozohet nga PD
Sekretari i KZAZ-së nr. 88 do të propozohet nga PS
Kujtojmë se zgjedhjet në Himarë do të mbahen në datën 4 gusht, ku formacionet politike kanë prezantuar kandidatët.
Nga PS do të kandidojë Vangjel Tavo, ndërsa nga opozita (mbështetur edhe nga partitë e minoritetit grek) do të kandidojë Petro Gjikuria.