Mijëra persona janë urdhëruar nga autoritetet në Kaliforninë e Veriut të largohen nga banesat e tyre për shkak të zjarreve të mëdha që kanë përfshirë vendit.
Sipas të dhënave paraprake mbi 30 mijë persona tashmë kanë braktisur gjithçka, teksa flakët vijojnë të shkrumbojnë çdo gjë që gjejnë përpara.
Qindra zjarrfikës vijojnë luftën me zjarret, teksa flakët përparojnë me shpejtësi të ndihmuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë që fryn në zonë.
Deri në këto momente nuk raportohen viktima, teksa 4 persona janë dërguar në spital për probleme me frymëmarrjen dhe djegie të lehta.
Të detyruar nga situata e rrezikshme, autoritetet lokale në Oroville vendosën të anulojnë të gjitha festimet e parashikuara për 4 korrikun e pavarësisë së SHBA.