Ivana Stojanovska është emruar zëvendës drejtoreshe e Agjencionit për Zbulim në Maqedoninë e Veriut, duke u promovuar si kuadër profesional dhe i pavarur. Ky ka qenë edhe një nga trumbetimet e presidentes Gordana Siljanovska dhe shefit të saj partiak, Hristijan Mickoski, tanimë kryeministër i vendit. Por në realitet duket krejtësisht e kundërta. Stojanovska në disa fotografi shifet e afërt me Mickoskin dhe anëtarë të VMRO-DPMNE-së, ndërsa burime tona thonë se ajo një kohë të gjatë është edhe anëtare dhe aktiviste e partisë në pushtet.
Emrimi i saj dhe i drejtoreshës, Gabriela Jakovleva, erdhi pas shkarkimit të drejtorit të deritanishëm Erolld Musliu, duke e lënë udhëheqësinë e agjencionit pa asnjë shqiptar.