Carlo Ancelotti u shfaq në sallën e shtypit të “Valdebebas” mjaft i shqetësuar. Bellingham nuk e përfundoi dot stërvitjen e së premtes për shkak të një goditjeje dhe po kryen testet mjekësore. Trajneri italian foli për rolin e Rodrygo: “Me këtë ekip shumë sulmues, sulmuesit duhet të punojnë më shumë dhe ai po e bën mirë”.
Tre muaj më vonë, skuadra madrilene do të luajë në shtëpi: “Është gjithmonë e rëndësishme të luajmë në stadiumin tonë. Ne duam të kthehemi aty, të tregojmë një imazh të mirë, të fitojmë ndeshjen dhe të kemi një ditë të lumtur”.
Situata e dëmtimit të Bellingham: “Ai ka pasur një goditje, stafi mjekësor po e vlerëson për çfarë bëhet fjalë”.
A do të ndryshojë diçka në lojë, karahasuar me transfertën e Mallorca: “Jemi duke u përgatitur mirë për ndeshjen e së dielës. E kuptuam shumë mirë atë që ndodhi në Mallorca, jemi përpjekur ta rregullojmë këtë javë. Kundër Valladolidit do të jetë një provë e mirë”.
Mësimet e nxjerra nga ndeshja e javës së parë: “E thashë direkt pas ndeshjes, na mungonte ekuilibri ndonjëherë, duhet të punojmë fort për këtë. Nuk është aq e komplikuar të gjesh zgjidhjen kur problemi është i qartë”.
Trajneri italian tregon a ka folur me Rodrygo: “Fola me të këtë javë dhe e pyeta nëse kishte ndodhur diçka. Më tha se mesazhi ishte fals. Ai është i lumtur këtu dhe punon shumë mirë. Nuk ka asnjë problem me të”.