Një familje shqiptare është përfshirë në një aksident me makinë, në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në në rrugën Ioniane në zonën Agrinio, ku mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar e përmysur.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë Ana Prifka, ndërsa në spital, jashtë rrezikut për jetën janë vajza e saj 22 vjeçare, Karolina Prifka dhe bashkëshorti që ishte dhe shofer, Vasil Prifka.