Në bashkinë e Kavajës vijon puna për pastrimin e territorit edhe gjatë sezonit turistik.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se gjatë ditës së sotme ekipet e pastrimit të Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe bashkisë në Kavajë, përveç bregdetit pastruan edhe pyllin dhe korsitë nga Qerreti deri në rrethrrotullimin e Malit të Robit.
“Flukset e shtuara të këtyre ditëve, përveç angazhimit maksimal të institucioneve përgjegjëse për pastrimin kërkojnë edhe bashkëpunimin qytetar e sidomos atë të bizneseve për hedhjen e mbetjeve me orar, që t’ia dalim mbanë me sukses deri në fund të sezonit turistik bregdetar”, tha Kumbaro.
Plani Kombëtar i Pastrimit rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor 2021 në Vlorë dhe vijon në të gjithë vendin.