Një 15 vjeçare në Greqi ka denoncuar ditën e sotme në polici se ka qenë viktimë e abuzimit seksual nga ish-partneri i saj shqiptar.
Burime të siguruara pranë policisë dhe autoriteteve greke bëjnë me dije se 15-vjeçarja greke e cila deklaroi fillimisht se u përdhunua nga 19 vjeçari shqiptar, ditën e sotme para trupit të gjykatës të Ilisë ka pranuar se ka gënjyer në rrëfimin e saj.
19 vjeçari shqiptar A.V është liruar nga gjykata e këtij rrethi pas pranimit të 15 vjeçares se ajo kishte gënjyer.
I njëjti burim bën me dije per gazetarin e Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi se 15 vjeçarja ka treguar para gjykatës, por edhe psikologes, se ka gënjyer për shkak se i vinte turp nga prindërit për të treguar se ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale me një bashkëmoshatar të saj.